
Në përgjithësi, Xavi Hernandez pati një periudhë të suksesshme si trajner i Barcelonës, por aventura e tij përfundoi në një mënyrë të zhgënjyer.
Ai nuk arriti të fitojë asnjë trofe në sezonin e tij të parë në drejtim të skuadrës dhe tani ka pranuar publikisht arsyet pse ndodhi kjo.
Duke folur në një konferencë në Universitetin ESIC, Xavi u ndal në analizën e sezonit 2023/2024, i cili ishte edhe i fundit i tij si trajner i Barcelonës. Ai tregoi një qëndrim vetëkritik lidhur me arsyet e rënies së performancës së skuadrës gjatë atij edicioni.
“E nisa karrierën time si trajner te Barcelona me kërkesa shumë të larta për lojtarët dhe për klubin, pasi klubi po dilte nga një periudhë ku nuk kishte shumë kërkesa”.
Xavi Hernandez
“Gabimi im ishte se këto standarde të larta i mbajta vetëm për një vit, nga momenti që mbërrita e deri kur fituam La Ligën dhe Superkupën e Spanjës. Disa kohë më vonë, e analizova dhe i thashë vetes: ‘Çfarë më ndodhi?’”.
“Kisha ulur ato standarde të larta dhe lojtarët nuk kishin më të njëjtin qëndrim, të njëjtin respekt, të njëjtin përkushtim”.
“Standardet vazhduan të bien gjithnjë e më shumë deri në atë pikë sa në sezonin tim të fundit nuk fituam asgjë. Mësova shumë nga kjo përvojë. Duhej të isha më vetëkritik”, ka thënë Xavi.
Xavi ndodhet pa angazhim që nga shkarkimi i tij nga Barcelona, por pas 18 muajsh larg fushës, duket se është gati të rikthehet në drejtimin e një skuadre dhe të nisë një faqe të re në karrierën e tij si trajner./Kampionet/


