Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareVinicius shpërthen pas zëvendësimit nga Xabi Alonso – largohet me nervozizëm drejt...

Vinicius shpërthen pas zëvendësimit nga Xabi Alonso – largohet me nervozizëm drejt zhveshtores

Një moment tensioni është regjistruar në “El Clásico” mes Real Madridit dhe Barcelonës, në ndeshjen ku madrilenët po udhëhiqnin me rezultat 2-1.

Në minutën e 70-të, trajneri Xabi Alonso kreu dy zëvendësime të njëkohshme, duke larguar nga loja Federico Valverden dhe Vinicius Juniorin, për t’i zëvendësuar me Dani Carvajal dhe Rodrigo.

Vendimi nuk u prit mirë nga Vinicius, i cili ishte një nga lojtarët më të rrezikshëm të ndeshjes deri në atë moment. Braziliani reagoi me nervozizëm, duke folur dhe gjestikuluar që sa ishte në fushë.

Pas daljes nga loja, ai nuk i dha dorën askujt dhe u nis menjëherë drejt zhveshtores, i irrituar nga vendimi i trajnerit. Ky moment u kap nga kamerat dhe u shoqërua me shumë reagime në rrjete sociale.

Megjithatë, Real Madridi ruajti epërsinë ndaj Barcelonës, ndërsa tensioni mes Viniciusit dhe Xabi Alonsos pritet të jetë temë diskutimi në orët në vijim. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments