
Braziliani u bë lojtari me mbulimin më të madh mediatik në El Clásico, edhe pse nuk shënoi as nuk asistoi. Vinicius shkaktoi madje përplasje midis stolit të Real Madridit dhe atij të Barcelonës.
Që nga minuta e 72-të, Xabi Alonso e dinte se edhe sikur ta fitonte El Clásicon me rezultat 10-1, kjo nuk do të kishte rëndësi: pyetja e parë në sallën e shtypit do të ishte për Viniciusin dhe zemërimin e tij pas zëvendësimit. Dhe kjo është krejtësisht e natyrshme.
Braziliani e sfidoi trajnerin para gjithë “Santiago Bernabeut”, kur pa numrin e tij në tabelë dhe dërgoi një mesazh me shprehjen “Pse gjithmonë unë?”, një frazë që më parë e kishte bërë të famshme Mario Balotelli në Ligën Premier.
Vinicius shpërthen pas zëvendësimit nga Xabi Alonso telegrafi.com
Nuk kishte rëndësi që Reali po fitonte, po luante mirë dhe ishte shumë afër tre pikëve të vlefshme për garën e La Ligës. Vinicius i la të gjitha këto në hije — i mori përsipër gjithë vëmendjen dhe vendosi të ishte protagonisti i ndeshjes. Pa gol, pa asist, por me gjeste… të cilat, mund të thuhet, janë një nga “aftësitë” më të mëdha që ai sjell në lojën e tij.
Në hijen e Bellingham dhe Mbappe
Dhe nëse kishte ndonjë dyshim, El Clásico i fundit i hoqi ato plotësisht: Vinicius nuk po e pranon mirë faktin që e ka humbur rolin kryesor në skuadër ndaj Mbappe.
As ndaj Bellinghamit, që së bashku me francezin ishin liderët e vërtetë të ekipit në fitoren ndaj Barcelonës — dhe u larguan nga stadiumi mes duartrokitjeve të shumta.
Mbappe dhe Bellingham
Francezi dhe anglezi janë ata që nuk ngjallin urrejtje tek kundërshtarët, që frymëzojnë respekt dhe që janë më të përmbajtur — më elegantë.
Kjo u pa edhe në fund të ndeshjes, ku ata qëndruan të qetë, ndërsa Vinicius ishte ndër të parët që e nxiti përplasjen me Lamine Yamal, sapo gjyqtari Cesar Soto Grado fishkëllente përfundimin.
“Të ndash gëzimin është mirë, por të kërkosh gjithmonë vëmendje nuk është”
Në fund të ditës, është mirë të ndash gëzimin me të tjerët, por jo të kërkosh çdo herë qendrën e vëmendjes.
Dhe, sipas autorit Mario Calderon të Mundo Deportivo, Xabi Alonso apo Carvajal do të bënin mirë të bisedonin me të në ditët e ardhshme për t’i shpjeguar se kjo nuk është rruga e duhur.

Megjithatë, duke qenë se këtë gjë e kanë provuar shumë herë pa rezultat, mund të vijë koha që të merren vendime të tjera — por kjo, shkruan Calderón, është një detyrë që i takon vetëm një personi. /Kampionet/


