
Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se nuk do t’i presë flokët edhe nëse Kombëtarja e Kosovës kualifikohet në Kampionatin Botëror 2026.
Ylli i Mallorcas premtoi se nëse “Dardanët” shkojnë në Botëror do të shënojë gola edhe atje, megjithatë e hodhi poshtë mundësinë që t’i presë flokët.
“Për gola po kismet, nëse kualifikohemi do të shënoj gola edhe atje. E di që premtimin po e doni për flokët, por po më vjen keq”, tha ai duke qeshur.
Kosova është afër ta shkruajë historinë edhe ta sigurojë së paku një vend në play-offin e Kampionatit Botëror 2026, ku faktikisht na nevojitet vetëm një pikë në Slloveni.
Kampionet gjendet me ekipin në Lubjanë, ku dyshja Romak Zeqiri dhe Bardh Maxhuni do të ju mbajë të informuar për çdo gjë rreth Kosovës. Udhëtimi i ekipi tonë është mundësuar nga ELBAU.
Kujtojmë, përballja mes Sllovenisë dhe Kosovës do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45./Kampionet/


