
Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, pritet ta nisë nga stoli ndeshjen e Anglisë ndaj Serbisë në kualifikimet për Kampionatin Botëror.
Sipas “The Guardian”, përzgjedhësi Thomas Tuchel ka vendosur t’i japë përparësi futbollistit të Aston Villës, Morgan Rogers, në rolin e mesfushorit ofensiv (numri 10), duke e lënë Bellingham jashtë formacionit bazë.
Rogers ka qenë titullar në tri ndeshjet e fundit të “Tre Luanëve”, përfshirë edhe fitoren bindëse 5–0 ndaj Serbisë në ndeshjen e kaluar.
Raporti shton se Bellingham nuk është lënë jashtë për arsye disiplinore, por për arsye taktike, pasi Tuchel dëshiron të testojë alternativa të reja në fazën ofensive. Anglia e ka siguruar tashmë kualifikimin dhe trajneri gjerman po shfrytëzon takimet e mbetura për të vlerësuar balancën e skuadrës.
Jude Bellingham
Në anën tjetër, Nico O’Reilly nga Manchester City pritet të bëjë debutimin e tij me fanellën e Anglisë, duke qenë pjesë e formacionit fillestar për herë të parë.
Ky vendim shihet si një sinjal i qartë nga Tuchel se asnjë lojtar nuk ka vend të garantuar, pavarësisht emrit apo statusit. Bellingham mbetet një nga yjet kryesorë të Anglisë dhe Real Madridit, por duket se do t’i duhet të përshtatet me kërkesat taktike të trajnerit për të rifituar rolin e tij si titullar./Kampionet


