
Juventusi nuk arriti më shumë se sa një barazim ndaj Torinos (0-0), në një ndeshje ku Edon Zhegrova luajti 90 minuta me fanellën bardhezi.
Anësori ynë zhvilloi një gjysmë ore mjaft poziive, duke qenë rrezik constant për mbrojtjen e Torinos.
Juventusi ka vazhduar gjatë ditës së sotme me postin për Edon Zhegovën, duke e lidhur edhe me flamurin e Kosovës.
Fillmisht paradite publikoi një foto, ndërsa pas ditë një video, ku shihet driblimi magjik ndaj mbrojtësit austriak të Torinos, Valentino Lazaro.
“Talent Kosove” – ka shkruar faqja zyrtare e Juventusit, duke e shoqëruar me flamurin e shtetit tonë.
Edhe trajneri I Juventusit, Luciano Spalletti ka dhënë lëvdata të mëdha për sulmuesin Edon Zhegrova, duke deklaruar se së shpejti do ta kemi në top formë.
“Nuk do të duhet shumë kohë që ta kemi në formën më të mirë. Djaloshi është i mençur, por sigurisht duhet ta luajmë atë lojë. Ai mund të bëhet një “gjemb në anën tonë”, sepse ka atë çmendurinë për të provuar gjëra që ndoshta as vetë nuk e di si i bën”.
“Së bashku me Yildiz, le të themi se kemi disa “municione” në ato zona të fushës. Mund të luajmë me dy sulmues dhe ta provojmë këtë skemë. Openda është një sulmues i parë ose i dytë, kështu që është e realizueshme. Mund të luajmë edhe me një formacion 4-3-3”, deklaroi Spalletti. /Kampionet/


