
Sunderland ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Chelsea, në kuadër të xhiros së nëntë në Ligën Premier.
“Blutë” ishin më dominues megjithatë, Sunderland në fund i fitoi pikët e plota me rezultat 1-2.
Pas vetëm katër minutave lojë, Alejandro Garnacho shënoi nga afërsia pas asistimit të Pedro Netos.
Megjithatë, me një kundërzbritje, përfitoi Wilson Isidor që shënoi nga afërsia për ta barazuar rezultatin (22’).
Chelsea pastaj rrezikoi me Joao Pedron dhe Garnachon sërish, por të dy dështuan t’i finalizonin rastet.
Pjesa më e dytë ishte shumë më e qetë, me pak raste nga dy skuadrat. Kur askush s’e priste, mysafirët krijuan një kundërzbritje fantastike, ku Chemsdine Talbi realizoi supergol pas asistimit të Brobbey (90+3’).
Sunderland pas kësaj fitore ngjitët në pozitën e dytë në tabelë me 17 pikë, derisa Chelsea bie në pozitën e shtatë me 14 sosh./Kampionet/


