Saturday, November 29, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareStatistika të çmendura: Granit Xhaka e ka dominuar Ligën Premier që prej...

Statistika të çmendura: Granit Xhaka e ka dominuar Ligën Premier që prej kalimit te Sunderland – Kampionet

Që prej kalimit në Ligën Premier, mesfushori Granit Xhaka ka qenë padyshim dominues në kampionatin anglez.

Përpos golave dhe asisteve që kanë ndikuar që Sunerland të jetë në pjesën e epërme të tabelës, Xhaka edhe statistikisht është mbi secilin lojtar të Ligës Premier.

“beIN Sports” ka publikuar statistikat e jashtëzakonshme të Xhakës që prej kalimit te Sunderland, ku është i pari për asistime (tre sosh), më së shumti prekje të topit (717), pasime të kompletuara (459), pasimi i tretë final (184), duele të fituara (62), posedimi i topit i fituar (49), si dhe ka krijuar plot 16 shanse.

Ndër të tjera, Xhaka është treguar edhe atlet i lartë me 112.8 kilometra të kryer deri më tani në fushë.

Kjo padyshim e dëshmon dallimin e madh që ylli shqiptar po e bën në kampionatin anglez, si dhe po e vendos Sunderlandin në një pozitë për të ëndërruar një vend që të dërgon në Evropë./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments