Thursday, November 27, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareSpalletti nis epokën te Juventusi me dy mungesa të mëdha - Kampionet

Spalletti nis epokën te Juventusi me dy mungesa të mëdha – Kampionet

Luciano Spalletti ka shpallur listën e tij të parë si trajner i Juventusit, pas emërimit zyrtar të enjten dhe është detyruar të lërë jashtë dy lojtarë të rëndësishëm të ekipit të parë: Kenan Yildiz dhe Lloyd Kelly.

Spalletti firmosi një kontratë fillestare deri në fund të sezonit 2025-26, duke zëvendësuar Igor Tudorin, i cili u largua pas tetë ndeshjeve pa fitore në të gjitha garat, përfshirë tri humbje radhazi dhe katër sfida pa shënuar asnjë gol.

Pas nënshkrimit të kontratës, trajneri i ri nisi punën në qendrën stërvitore të Continassas të premten, ndërsa debutimin e tij në stolin e “Zonjës së Vjetër” do ta bëjë të shtunën në mbrëmje, në ndeshjen ndaj Cremoneses në udhëtim.

Në listën prej 22 lojtarësh të grumbulluar për këtë takim, Spalletti ka vendosur të mos përfshijë Yildiz, i cili po vuan nga një problem në gjurin e majtë. Lojtari turk është parë shpesh me fashë mbrojtëse në ndeshjet e fundit për shkak të inflamacionit në tendinën poshtë kapakut të gjurit.

Ky shqetësim e kishte mbajtur jashtë formacionit titullar në ndeshjen e fundit të Tudorit, humbjen 1-0 ndaj Lazios, megjithatë Yildiz luajti 90 minuta të plota në fitoren 3-1 ndaj Udineses të mërkurën. Sipas “Ilbianconero.com”, vendimi për ta lënë jashtë këtë herë është marrë për ta lejuar të pushojë dhe rikuperohet plotësisht.

Nga ana tjetër, mungesa e mbrojtësit Lloyd Kelly nuk konsiderohet shqetësuese. Anglezi ka ndier dhimbje shpine, por pritet të rikthehet së shpejti në dispozicion.

Një lajm pozitiv për Spallettin vjen nga mesfusha, pasi Khephren Thuram është rikuperuar pas mungesës ndaj Udineses dhe është përfshirë në listë për sfidën ndaj Cremoneses.

Lista e plotë:

Portierë: Di Gregorio, Perin

Mbrojtës: Gatti, Kalulu, Rugani, Mario, Cambiaso, Rouhi, Scaglia, Pedro Felipe

Mesfushorë: Locatelli, Koopmeiners, Adzic, Kostic, Thuram, Miretti, McKennie

Sulmuesit: Conceicao, Vlahovic, Zhegrova, Openda, David./Kampionet


RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments