Saturday, November 29, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareShkëlqeu me dygolësh dhe asist, Shaqiri: E analizova portierin e gabuar në...

Shkëlqeu me dygolësh dhe asist, Shaqiri: E analizova portierin e gabuar në penallti – Kampionet

Sulmuesi Xherdan Shaqiri e ka pranuar se ka shikuar portierin e gabuar para se të shënonte penalltinë në fitoren 3-1 ndaj klubit rumun FCSB.

Ylli nga Kosova shënoi dygolësh dhe asistoi në fitoren e madhe të Baselit, ku njëri nga ta ishte nga penalltia. Megjithatë Shaqa ka zbuluar një prapaskenë interesante pasi priste që në portë të ishte një tjetër portier.

“Nuk ishte karton i kuq as për mua (ndaj portierit të parë). E analizova portierin e parë, pastaj erdhi i dytë, të cilin nuk e kisha analizuar në penallti. Doja të gjuaja në mes që nga fillimi”.

Xherdan Shaqiri

Ndërkohë, Shaqiri gjithashtu i ka bërë thirrje Baselit që të përfitojnë nga situata kur janë me një lojtar më shumë në fushë dhe të mos pranojnë më gola.

“Në fund të ditës shënuam tre pikë dhe morëm tre pikë. Nuk mund të jetë gjithnjë perfekt. E analizuam dhe shikuam lojën dhe goli që pranuam, sigurisht nuk duhej të ndodhte”, deklaroi ai.

Të njëjtat fjalë i tha edhe trajneri Ludovic Magnin, që shtoi se Baseli “po luan me zjarrin”.

“Mendoj se po luajmë me zjarrin. Kishim shumë shanse shënimi, por gjithashtu i dhamë shumë mundësi kundërshtarit për të ndërtuar. Kjo me nervozon shumë. Nuk luajtëm perfekt, por mësuam”./Kampionet

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments