Friday, November 28, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareRivaliteti Inter-Milan zhvendoset jashtë fushe, dy gjigantët në garë për top portierin...

Rivaliteti Inter-Milan zhvendoset jashtë fushe, dy gjigantët në garë për top portierin e Serie A – Kampionet

Interi ka vënë në shënjestër portierin e Parmës, Zion Suzuki, në prag të një transferimi të mundshëm verën e ardhshme, sipas raportimeve.

“Nerazzurrët” pritet të hyjnë në treg për një portier të ri, pasi kontrata e Yann Sommer skadon në fund të sezonit dhe mundësia e rinovimit duket e vogël.

Cristian Chivu e ka përzgjedhur personalisht Suzukin si një opsion afatgjatë për portën, pasi ka punuar me të te Parma sezonin e kaluar.

Zion Suzuki

Portieri japonez konsiderohet si një nga më të mirët në Serie A, duke tërhequr interesin e klubeve si Milan dhe Chelsea.

Me interesin në rritje për shërbimet e tij, Parma mund të vendosë të përfitojë financiarisht nga lojtari i saj më i vlefshëm, duke kërkuar një ofertë prej rreth 20 milionë eurosh për reprezentuesin japonez.

Interi, ndërkohë, është lidhur gjithashtu me emra të tjerë si Bento i Al-Nassr, Noah Atubolu i Freiburgut dhe Elia Caprile i Cagliarit për të forcuar repartin e portës./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments