
E ardhmja e Ibrahima Konate te Liverpooli mbetet e pasigurt, pasi kontrata e tij po hyn në vitin e fundit dhe ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje për rinovim.
Sipas “Foot Mercato”, PSG është skuadra më e fundit që i është bashkuar garës për mbrojtësit francez.
Konate ka tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha, përfshirë Real Madridin dhe Barcelonën, megjithatë “Los Blancos” thuhet se tashmë janë fokusuar te Dayot Upamecano, me një marrëveshje verbale tashmë të arritur. PSG, nga ana tjetër, e sheh ende francezin si një objektiv kryesor për repartin e mbrojtjes.
Ibrahima Konate
Liverpool ka ende në tryezë një ofertë për rinovimin e kontratës së 25-vjeçarit, por po përgatitet edhe për skenarë të tjerë. Sipas “CaughtOffside”, trajneri Arne Slot e sheh mbrojtësin grek Konstantinos Koulierakis si një zëvendësues afatgjatë të mundshëm.
Skuadra e skautëve të Liverpoolit e ka ndjekur Koulierakisin për muaj të tërë dhe është impresionuar nga qetësia e tij me topin, leximi i lojës dhe aftësia për të ndërtuar aksionet nga prapavija.
Tottenham gjithashtu po e monitoron 20-vjeçarin, ndonëse prioriteti i Spurs mbetet ruajtja e dyshes titullare Cristian Romero – Micky van de Ven./Kampionet/


