
Paris Saint-Germaini ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Lorient në kuadër të javës së dhjetë në elitën e futbollit Italian.
Pjesa e parë e takimit ishte tejet e qetë dhe pa asnjë rast të mirë shënimi për ndonjërën prej skuadrave.
Me të filluar pjesa e dytë, PSG-ja kaloi në epërsi në minutën e 49-të me anë të Nuno Mendes i cili realizoi për 1-0.
Nuk vonoi shumë reagimi i vendasve të cilët ia dolën të barazojnë në minutën e 51-të për 1-1 me anë të Igor Silvas.

Në minutën e 81-të Lorienti pati një mundësi të artë për të kaluar në avantazh me anë të Theo Le Bris por ai nuk ia doli të realizojë.
Pas këtij barazimi PSG-ja shkon në kuotën e 21 pikëve dhe vazhdon si lidere e tabelës në Ligue 1 me një pikë më shumë se Lensi në vendin e dytë që ka 20 sosh./Kampionet/


