Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtarePortugalia ‘tradhtohet’ nga Cristiano Ronaldo, mposhtet nga Irlanda dhe rihapet gara për...

Portugalia ‘tradhtohet’ nga Cristiano Ronaldo, mposhtet nga Irlanda dhe rihapet gara për kualifikim – Kampionet

Kombëtarja e Portugalisë e ka humbur rastin për ta siguruar kualifikimin në Kupën e Botës, duke pësuar humbje në udhëtim te Irlanda.

Edhe pse ishte favorit i padiskutueshëm, Portugalia pësoi humbje me rezultat 2-0 te Irlanda.

Troy Parrott ishte heroi i Irlandës duke shënuar dy gola të bukur për t’ia fituar kombëtares së tij pikët e plota (17’, 45’) dhe njëkohësisht e riktheu në garë për kualifikim.

Për Cristiano Ronaldon nuk ishte nata më e mirë, ku edhe mori karton të kuq shkaku që e goditi me bërryl një kundërshtar brenda zonës (61’).

Portugalia mbetet lider në grupin F me 10 pikë, ndërsa Irlanda renditet në pozitën e tretë me shtatë pikë. Hungaria qëndron në vendin e dytë me tetë pikë, kurse ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar.

Në përballjen e ardhshme, Hungaria dhe Irlanda do të përballën “kokë me kokë”, kurse Portugalia pa Ronaldon do të luajë ndaj Armenisë./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments