Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareParaqitja e Vedat Muriqit ndaj Getefes me statistika - goli i tij...

Paraqitja e Vedat Muriqit ndaj Getefes me statistika – goli i tij i dha fitoren Mallorcas – Kampionet

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka qenë protagonisti kryesor në fitoren 1-0 të Mallorcas kundër Getafes të dielën, në kuadër të xhiros së 12-të të La Ligas spanjolle.

Muriqi shënoi golin e fitores që në minutën e 14-të, duke siguruar tri pikët e plota për ekipin e tij, dhe u largua nga fusha në minutën e 88-të, duke marrë duartrokitjet e tifozëve.

Për sulmuesin 31-vjeçar, ky ishte goli i gjashtë në 11 ndeshje këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll.

Statistikat e Muriqit në këtë takim ishin mbresëlënëse: 2 goditje drejt portës, 33 prekje të topit dhe 7 duele të fituara, duke treguar ndikimin e tij në lojë për Mallorcan. Sulmuesi mori notën 7.9 nga SofaScore.

Fitorja i ngjiti Mallorcan në vendin e 15-të me 12 pikë, ndërsa Getafe mbetet në vendin e tetë me 17 pikë.

Tani, Muriqi do t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës për ndeshjet vendimtare kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës, ku pritet të jetë një nga lojtarët kyç të skuadrës. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments