
CFR Cluj ishte në epërsi deri në minutën e 90-të në përballjen ndaj Dinamo Bukuresht, por pësoi humbje në kohën shtesë.
Mesfushori i Kosovës Lindon Emërllahu shënoi një gol të bukur nga afërsia pas harkimit të Munteanut, e të gjithë prisnin që të ishte i pikëve të plota.
Sidoqoftë, paraqitja fantastike e Emërllahut u zbeh pasi vendasit shënuan dy herë për dy minuta. Fillimisht Karamoko (90’) e pastaj Soro u përkujdesën për ta përmbysur rezultatin (90+2’).
Emërllahu ishte më i miri në fushë te Cluji, ku nga “SofaScore” u vlerësua me notën 7.7. Ai kishte 81 për qind në saktësi të pasimeve (81 nga 86 të tentuara), si dhe 100 për qind i saktë në topat e gjatë (dy nga dy të tentuara).
Kjo formë e Emërllahut është e mirëseardhur pasi vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm te përzgjedhësi Franco Foda, me Kosovën që do t’i zhvillojë ndoshta dy përballjet më të rëndësishme në histori gjatë muajit nëntor.
Në këtë përballje nga minuta e parë luajti edhe Meriton Korenica, por nuk ishte në natën e tij më të mirë./Kampionet/


