Saturday, November 29, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga Ndërkombëtare“Nuk e meritoi kartonin e kuq”, Kroos kritikon ashpër gjyqtarin i cili...

“Nuk e meritoi kartonin e kuq”, Kroos kritikon ashpër gjyqtarin i cili e përjashtoi nga loja Luis Diazin – Kampionet

Toni Kroos ka kritikuar vendimin për të përjashtuar Luis Diaz gjatë fitores së Bayern Munich ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, duke theksuar se “nuk ishte karton i kuq”.

Legjenda gjermane dhe e Real Madrid beson se gjyqtari Maurizio Mariani u ndikua nga dëmtimi i Achraf Hakimit më shumë sesa nga vetë ndërhyrja.

Megjithatë, Diaz më vonë kërkoi publikisht falje, ndërsa Bayern qëndroi në krah të sulmuesit të vet.

Duke folur në podcastin e tij Einfach mal Luppen, Kroos u shpreh me bindje se gjyqtari e kishte gabim.

“Për mua është e qartë: nuk ishte karton i kuq”, tha Kroos, duke këmbëngulur se gjyqtari “e la dëmtimin e Hakimit të ndikonte tepër në vlerësimin e aksionit”.

Gjermani argumentoi se vetë ndërhyrja, ndonëse e fortë, nuk tregonte qëllim të keq nga ana e Diazit.

“Nëse Hakimi do të ishte ngritur pas ndërhyrjes, askush nuk do ta kishte rishikuar episodin. Në situata të tilla, gjyqtari duhet të gjykojë vetë veprimin, jo pasojat”.

Qëndrimi i tij përputhej me mendimin e disa lojtarëve të Bayernit, përfshirë Joshua Kimmich dhe Josip Stanisic, të cilët sugjeruan se dëmtimi mund të ketë ndikuar në vendimin e gjyqtarit.

Megjithatë, Kimmich pranoi më pas se “duke parë përsëritjen dhe mënyrën si e kap, mund të kuptosh pse gjyqtari tregoi kartonin e kuq”./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments