
Liverpooli duket se ka humbur avantazhin për të siguruar mbrojtësin anglez Marc Guehi, pasi Real Madrid është duke u përgatitur për të nënshkruar me kapitenin e Crystal Palace.
Mbrojtësi 25-vjeçar ka qenë në listën e prioriteteve të “Reds” për sezonin e ardhshëm, por përpjekjet e klubit për të arritur një marrëveshje këtë verë nuk dhanë rezultat.

Crystal Palace refuzoi ofertat, duke mbajtur Guehin në klub për momentin, por situata mund të ndryshojë në fund të sezonit.
Trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner, ka konfirmuar se Guehi ka njoftuar klubin për largimin e tij në fund të sezonit 2025/26.
Kjo do t’i lejojë lojtarit të nënshkruajë marrëveshje parakontrate me klubet e huaja nga 1 janari, duke i dhënë një avantazh konkurrentëve evropianë si Real Madrid, Barcelona dhe Bayern Munich.

Për Liverpoolin, ky zhvillim përbën një sfidë të madhe, pasi një nga objektivat e tyre kryesorë për përforcimin e mbrojtjes mund të kalojë tek një nga rivalët kryesorë evropianë.
Situata pritet të marrë zgjidhje në afatin veror të ardhshëm, kur Guehi do të jetë i lirë të vendosë destinacionin e tij të ri. /Kampionet/


