Friday, November 28, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareNivokazi shënon golin e gjashtë sezonal, ai mbetet në listën rezervë të...

Nivokazi shënon golin e gjashtë sezonal, ai mbetet në listën rezervë të Franco Fodas – Kampionet

Sulmuesi kosovar, Rilind Nivokazi, ka shënuar golin e epërsisë për Sionin në minutën e 7-të të barazimit 2-2 ndaj Lausannes, në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës së Zvicrës.

25-vjeçari u aktivizua nga minuta e parë dhe u zëvendësua në minutën e 85-të, ndërsa ky është goli i gjashtë i Nivokazit me fanellën e Sionit këtë sezon në 13 ndeshje.

Në këtë ndeshje u aktivizuan edhe Kreshnik Hajrizi për Sionin dhe Donat Rrudhani në minutën e 72-të, ndërsa për Lausanne luajti nga minuta e 59-të Alban Ajdini.

Pas këtij rezultati, Sioni zë vendin e pestë me 19 pikë, ndërsa Lausanne ndodhet në vendin e tetë me 16 pikë.

Rilind Nivokazi mbetet në listën rezervë të trajnerit të Kosovës, Franco Foda, për ndeshjet vendimtare të nëntorit kundër Sllovenisë dhe Zvicrës, ku sulmuesit e ftuar përpara tij janë Vedat Muriqi, Fisnik Asllani dhe Albion Rrahmani. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments