Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaSuperliga e KosovësNga Berlini në Mynih – rruga e një talenti të jashtëzakonshëm si...

Nga Berlini në Mynih – rruga e një talenti të jashtëzakonshëm si Yll Gashi – Kosova dhe Shqipëria në garë për yllin e Bayern Munich – Kampionet

Yll Gashi (17) është një nga emrat më të përmendur aktualisht në futbollin gjerman të të rinjve dhe mediumi i njohur gjerman Bild, ka bërë një shkrim enkas për të.

Sulmuesi kosovar ka kaluar gjashtë vjet në Berlin duke shënuar gola për Reinickendorfer Füchse dhe Hertha Berlin, përpara se të transferohej te Bayern Munich në shtator të vitit 2022, në moshën vetëm 14-vjeçare.

Transferimi u realizua për 90,000 euro, dhe që atëherë Gashi ka bërë hapa gjigantë në zhvillimin e tij.

Statistika që flasin vetë

Te kampionët e Gjermanisë, Gashi është shndërruar në një “makinë golash”. Vetëm në tri vitet e fundit, ai ka realizuar 39 gola dhe 13 asiste në 54 ndeshje me ekipet U17 dhe U19 të Bayernit.

Në total, që nga mosha U15, ai ka mbi 100 gola të shënuar për klubin bavarez – përfshirë ndeshjet miqësore – dhe tashmë është stërvitur me ekipin e parë.

Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në muajin maj, Gashi është rikthyer plotësisht në formë që nga shtatori dhe ka rifituar vendin e titullarit.

Kosova e para në lëvizje, edhe Shqipëria në garë

Sipas “BILD”, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda (59), ka udhëtuar personalisht në Mynih për t’u takuar me Gashin dhe familjen e tij.

Foda dëshiron ta përfshijë menjëherë në ekipin e të rriturve, që ende mban gjallë shpresat për kualifikim në Kupën e Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Sipas Bild, strategu gjerman e sheh Gashin si një lojtar që mund të bëjë menjëherë diferencën në repartin ofensiv, falë shpejtësisë, teknikës dhe ndjenjës së golit.

Në garë është futur edhe Shqipëria, që po tenton ta bindë sulmuesin t’i bashkohet kuqezinjve. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka (63), ka udhëtuar gjithashtu në Mynih për bisedime me familjen e futbollistit.

Aktualisht, të dy federatat – e Kosovës dhe e Shqipërisë – kanë qëndruar në kontakt të vazhdueshëm me lojtarin, i cili ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

E ardhmja në Bayern Munich, por kërkohet nga shumë klube

Bayerni e sheh Gashin si një talent afatgjatë. Ai ka qenë pjesë e formacioneve që kanë fituar tituj në futbollin e të rinjve dhe pritet të firmosë kontratën e tij të parë profesionale në fillim të vitit 2026.

Hertha Berlin, klubi i tij i mëparshëm, mund të përfitojë deri në 500,000 euro bonus nëse Gashi arrin 30 paraqitje me ekipin e parë të Bayernit, falë një klauzole të veçantë në marrëveshjen e transferimit.

Gashi është nën vëzhgim nga disa klube të mëdha evropiane, si AC Milan, Atalanta, Leipzig, Frankfurt, Freiburg, Ajax, Fenerbahçe, Galatasaray, Anderlecht, Basel, Young Boys dhe Salzburg.

Cilido që do ta bindë Yll Gashin për ta përfaqësuar, do të fitojë një nga talentet më premtues të futbollit modern – një sulmues që kombinon instinktin e golit me lojën inteligjente dhe një mentalitet të pjekur për moshën e tij. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments