Sunday, November 30, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareMessi mund të luajë për Barcelonën për dy muaj vitin e ardhshëm...

Messi mund të luajë për Barcelonën për dy muaj vitin e ardhshëm – Kampionet

Sipas një raportimi DT Sports, Lionel Messi mund të luajë për Barcelonën midis janarit dhe shkurtit të vitit 2026, në varësi të rezultatit të fazës “playoff” në MLS.

Inter Miami do të përballet me Nashville këtë të diel, në një ndeshje që mund të përcaktojë nëse Messi do të jetë i disponueshëm gjatë dimrit.

Një humbje për Miamin do t’i lejonte Messit të bashkohej me një klub të ri për një periudhë dy-mujore, pasi kampionati amerikan do të jetë në pushim.

Lionel Messi

Sipas raportimeve, disa klube evropiane tashmë kanë kontaktuar Inter Miamin për mundësinë e nënshkrimit të Messit përkohësisht.

Inter Miami do të ketë fjalën kryesore në këtë çështje, pasi Messi ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2027.

Në vitin 2010, kapiteni i Shteteve të Bashkuara, Landon Donovan, përfitoi nga pushimi në MLS për të luajtur në Ligën Premier me Evertonin./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments