
Një nga futbollistët më të mirë në botë, Lamine Yamal, do të duhet të konsultohet me drejtuesit e klubit dhe menaxherin e tij në lidhje me gjërat që publikon në rrjetet sociale.
Konkretisht, menaxheri i tij, Jorge Mendes, do të jetë përgjegjës për monitorimin e postimeve përpara se të publikohet ndonjë përmbajtje.
Vendimi u mor pasi Yamal publikoi së fundmi postime, por gjithashtu tha publikisht se Reali “ankohet dhe përfundon duke vjedhur”.
Komentet e Yamalit rritën ndjeshëm tensionet përpara El Clasicos të së dielës, duke çuar përfundimisht në një përplasje midis lojtarëve në fund të ndeshjes.

Menaxhmenti i Barcelonës e kupton që lojtari i tyre i ri është sjellë në mënyrë të papërshtatshme ndaj lojtarëve të Realit dhe nuk dëshiron që reputacioni i klubit të dëmtohet për shkak të zellit të tepruar rinor të Yamalit.
Gazeta Sport konfirmoi se Barcelona dhe Jorge Mendes që tani e tutje do të këshillojnë dhe monitorojnë vazhdimisht aktivitetet e Yamal në rrjetet sociale. /Kampionet/


