Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareMan Utd i “etur” për ta marrë yllin e Barcelonës - Kampionet

Man Utd i “etur” për ta marrë yllin e Barcelonës – Kampionet

Gjiganti i Ligës Premier, Manchester United, po shqyrton mundësinë e një oferte të madhe për yllin e Barcelonës, Raphinha.

Sipas raportimeve, “Djajtë e Kuq” e kanë vlerësuar brazilianin si një prej objektivave të tyre ëndërr në merkato.

Në kërkim të përforcimeve për repartin ofensiv me synim sezonin e ardhshëm, drejtuesit e klubit nga “Old Trafford” duket se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të arritur një marrëveshje.

Sipas “Fichajes”, Manchester United është i gatshëm të ofrojë deri në 120 milionë euro për Raphinhan, i cili gjatë sezonit të kaluar kontribuoi në mbi 60 gola direkt (gola dhe asistime të kombinuara).

Barcelona, ndonëse nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin duke qenë i rëndësishëm në skemat e trajnerit Hansi Flick, mund të tundohet të pranojë një ofertë të tillë për shkak të situatës së vështirë financiare që po kalon klubi katalanas.

Megjithatë, raporti thekson se Manchester United duhet së pari të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, për të pasur ndonjë shans real që Raphinha dhe përfaqësuesit e tij të ulen në tryezën e negociatave./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments