
Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Aston Villës në kuadër të javës së dhjetë në elitën e futbollit anglez.
Mysafirët ishin më të mirë në fillimin e ndeshjes, duke rrezikuar dy herë me anë të Morgan Rogers dhe Matty Cash, por pa sukses.
Liverpooli filloi eventualisht ta marrë ndeshjen nën kontroll, duke rrezikuar në dy raste të njëpasnjëshme me Dominik Szoboszlai, i cili u ndal nga Emiliano Martinez.
‘Të Kuqtë’ ia dolën të kalojnë në epërsi në minutat shtesë të pjesës së parë, me Mo Salah që realizoi për 1-0 pas një gabimi të portierit.

Me të filluar pjesa e dytë Liverpooli shënoi edhe golin e dytë dhe për t’i shuar shpresat e mysafirëve për rezultat pozitiv.
Ishte Ryan Gravenberch ai i cili në minutën e 58-të realizoi për 2-0 pas një asistimi nga Alexis Mac Allister.
Ross Barkley i mysafirëve pati një mundësi në minutën e 79-të, por goditja e tij përfundoi mbi traversë.
Me këtë fitore Liverpooli ngjitet në pozitën e tretë në tabelë me 18 pikë të grumbulluara./Kampionet/


