Friday, November 28, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaSuperliga e KosovësLeon Avdullahu e Albian Hajdari me një rrëfim si dyshe: Zvicra s’mund...

Leon Avdullahu e Albian Hajdari me një rrëfim si dyshe: Zvicra s’mund të bënte asgjë për ta na bindur ta refuzojmë Kosovën – Kampionet

Dyshja e Hoffenheimit Leon Avdullahu e Albian Hajdari në në intervsitë të gjatë për “Blick” kanë konfirmuar se pavarësisht gjithçka që do të bënte Federata Zvicerane nuk do t’ua ndryshonte mendjen për ta përfaqësuar Kosovën.

Brenda dy muajve, Zvicra humbi dy “top talenta” me Avdullahun që fillimisht zgjodhi Kosovën, e pastaj edhe Hajdari ndjeku rrugën e tij.

Të dy u pyetën nga “Blick” se çfarë duhej të bënte Zvicra për t’ua ndryshuar mendjen, por përgjigja ishte e qartë.

“Asgjë”, konfirmoi shkurtimisht Avdullahu, ndërsa Hajdari deklaroi: “Ndoshta 50 paraqitje për Zvicrën do të ishin reale për mua, por te Kosova mund të kontriboujmë diçka. Mund të ndihmojmë të ndërtojmë diçka të madhe në këtë shtet të ri. Vendimi ynë gjithashtu mund t’i inspirojë të gjithë kosovarët: Bëhuni të guximshëm dhe merreni hapin. Leoni dhe unë e morëm këtë vendim dhe ndihemi mirë”.

Megjithatë, të dy qëndruan me këmbë në tokë kur u pyetën për ndikimin që kanë pasur te Kosova.

Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari

“Statusi legjendar mund të vjen më shpejt, apo jo? (bën shaka). Jo. Nuk kemi futuar asgjë dhe nuk varemi vetëm nga ne të dy, por e tërë skuadra. Diçka po përparohet te Kosova, mund ta ndjeni”, tha Hajdari.

“Sigurisht, po kalkulojmë se si mund të ndodhë. Pritjet dhe euforia në shtet janë të çmendura. Edhe nëse përfundojmë në pozitën e dytë dhe arrijmë në play-off, mund të konsiderohet arritje”, shtoi Avdullahu.

Hajdari ndër të tjera shtoi se po e pret me dëshirë të madhe përballjen ndaj Zvicrës.

“Fillimisht me rëndësi e kemi ndeshjen ndaj Sllovenisë, që na duhet për vendin e dytë. Pastaj Zvicra duhet të lëshojë pikë për të ndodhur skenari. Shumë opsione. Sidoqoftë, do të jetë lojë e veçantë për ne ndaj Zvicrës”./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments