Friday, November 28, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareLegjenda spanjolle me fjalë të mëdha për Courtois: Ai është Messi i...

Legjenda spanjolle me fjalë të mëdha për Courtois: Ai është Messi i portierëve – Kampionet

Thibaut Courtois shkëlqeu në ndeshjen kundër Liverpoolit në Anfield, duke bërë tetë pritje vendimtare që mbajtën Real Madridin në lojë dhe treguan nivelin e jashtëzakonshëm të portierit belg.

Performanca e tij u vlerësua gjerësisht nga lojtarë, trajnerë dhe ekspertë të futbollit, përkundër që në fund Reali pësoi humbje minimale 1-0.

Ish-legjenda e Real Madridit, Santiago Canizares, nuk kursyei fjalët e larta për Courtois. “Courtois është Maradona, Messi, Cristiano i portierëve. Ai është portieri më i mirë që sytë e mi kanë parë ndonjëherë, pa dyshim”.

Canizares theksoi se ajo që e dallon belgun është mungesa e dobësive dhe lëvizshmëria e jashtëzakonshme për një portier me shtat të gjatë.

“Pavarësisht se është shumë i gjatë, ai lëviz sikur të ishte 1.80 metra, duke i dhënë një avantazh të madh ndaj të tjerëve”, shtoi legjenda spanjolle.

Ai gjithashtu bëri krahasimin me një tjetër ikonë të portës së Realit, Iker Casillas, duke theksuar se të fitosh titujt e tij është e vështirë, por sa i përket aftësive, Courtois mbetet i pakrahasueshëm. “Por si portier, nuk kam parë kurrë askënd më të mirë”, përfundoi legjenda spanjolle. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments