Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareLegjenda braziliane i bindur: Brazili do ta fitoj Botërorin vetëm nëse Neymari...

Legjenda braziliane i bindur: Brazili do ta fitoj Botërorin vetëm nëse Neymari është në skuadër – Kampionet

Legjenda e futbollit brazilian, Romario, ka folur për shanset e Selecao-s për të fituar Kupën e Botës FIFA 2026.

Duke komentuar mundësitë e skuadrës së tij, Romario deklaroi: “Probabiliteti, sado i vogël, që Brazili të jetë kampion i Kupës së Botës vitin e ardhshëm do të jetë i mundur vetëm nëse e kemi Neymarin”, tha Romario.

Interesante është se Neymar ende nuk ka bërë asnjë paraqitje për Brazilin që kur Carlo Ancelotti mori drejtimin e ekipit kombëtar.

Sulmuesi i Santos po përpiqet të bëjë përshtypje në Brazil, por deri tani ka shënuar vetëm tre gola në 14 ndeshje të Serie A në vitin 2025.

Brazili ka një histori të pasur në Kupën e Botës, por që titulli i fundit është fituar vetëm në vitin 2002.

Selecao është gjithashtu pesë herë kampion bote, më shumë se çdo ekip kombëtar tjetër në histori.

Romario duket i bindur se pa Neymarin, shanset për triumf në Botëror 2026 janë të reduktuara ndjeshëm, por prapë të mundshme. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments