Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareLaporta flet për vizitën e Messit në Camp Nou, largimin e tij...

Laporta flet për vizitën e Messit në Camp Nou, largimin e tij dhe rikthimin e mundshëm – Kampionet

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur për vizitën befasuese të Lionel Messit në Camp Nou të dielën, teksa foli edhe për largimin e tij dhe rikthimin e mundshëm.

Duke folur për Catalunya Radio, presidenti pranoi se nuk ishte në dijeni të qëllimeve të yllit argjentinas dhe pohoi se nuk pendohet për largimin e Messit, pasi prania e tij e vazhdueshme në klub nuk ishte e mundur.

Ai gjithashtu përsëriti se Barça është më e madhe se çdo individ.

“E prita ngrohtësisht. Ishte një shpërthim spontan i krenarisë së tij për Barcelonën. Nuk e dija, por kjo është shtëpia e tij. Ishte me miqtë, për një shëtitje, sapo kishte mbaruar darkën dhe ndaloi spontanisht”, ka thënë fillimisht Laporta.

“Nuk i dërgova asnjë mesazh. Kemi një marrëdhënie të mirë. Ai luan për Inter Miamin. Ai e di që është i dashur dhe i vlerësuar për atë që është dhe se do të jetë gjithmonë i mirëpritur”.

“Është e drejtë që ai të marrë nderimet më të mira në botë. Do të ishte e mrekullueshme që nderimet e tij të ishin këtu, para 105,000 tifozëve”, shtoi ai.

Tutje, Laporta ka folur edhe për largimin e tetë herë fituesit të Topit të Artë si dhe mundësinë e kthimit të tij te Barcelona.

“Pavarësisht se si ndodhi gjithçka me largimin e Leo Messit, nuk kam asnjë keqardhje. Barça është mbi këdo tjetër. Nuk është ajo që të gjithë donim, por nuk ishte e mundur në atë moment”.

“Nga respekti për Messin, lojtarët tanë dhe anëtarët tanë, nuk është koha për të spekuluar me skenarë jorealistë”, përfundoi presidenti i Barçës. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments