Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga Ndërkombëtare”Kush dreqin është Carvajal”, ish-presidenti i Barcelonës sulmon veteranin e Real Madridit...

”Kush dreqin është Carvajal”, ish-presidenti i Barcelonës sulmon veteranin e Real Madridit pas përplasjes me Yamal – Kampionet

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart, ka kritikuar ashpër Dani Carvajal pas përplasjes me Lamine Yamal pas fitores së Real Madrid ndaj Barcelonës në “El Clasico” të së dielës.

Gaspart deklaroi se Carvajal ka përfunduar dhe se nuk duhej ta provokonte 18-vjeçarin në fund të ndeshjes, ndërsa gjithashtu dha edhe disa këshilla për yllin e ri të Barçës.

Pasojat e fitores 2-1 të Real Madrid ndaj Barcelonës kanë marrë një kthesë të re, pasi ish-presidenti katalanas doli në mbrojtje të talentit të tyre të ri, Yamal, i cili u përfshi në tensionet pas ndeshjes kur kapiteni i Madridit, Carvajal, e përballi për disa deklarata që i kishte bërë para ndeshjes.

Komentet e diskutueshme të Yamalit, të bëra gjatë një transmetimi në Kings League javën e kaluar, akuzonin Real Madridin se “vjedh dhe ankohet”, një thumb që zemëroi si tifozët, ashtu edhe lojtarët e “Los Blancos”.

Real Madrid vs Barcelona

Duke folur në emisionin La Posesion, Gaspart mbrojti fuqishëm adoleshentin, duke e shfrytëzuar rastin për të sulmuar Carvajalin.

“Kush dreqin është Carvajal? Ka qenë një lojtar i madh, por tani ka mbaruar. Pse duhet ta telefonojë Lamine, kur deklaratat e tij as që ishin drejtuar ndaj tij?”.

Gaspart, që drejtoi Barcelonën nga viti 2000 deri në 2003, krahasoi reagimet ndaj Yamalit me një baba që qorton të birin, duke theksuar se talenti i ri ka fituar dashurinë dhe pritshmëritë e larta të tifozëve katalanas.

“Bënë një gabim që e quajtën më të mirin në botë shumë herët. Ai mund të bëhet, por ende nuk është aty”, përfundoi ish-presidenti i blaugranasve./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments