Friday, November 28, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaKombëtarja“Kur e vesh fanellën e Kosovës ndjen krenari”, Ernis Qestaj komenton fitoret...

“Kur e vesh fanellën e Kosovës ndjen krenari”, Ernis Qestaj komenton fitoret ndaj Katarit U20 dhe ambientimin te Slaven Belupo – Kampionet

 

Ta mbash shiritin e kapitenit të Kosova ka një krenari të madhe, por njëkohësisht edhe përgjegjësi. Kështu ka deklaruar talenti Enis Qestaj në një intervistë për Kampionetn.

Qestaj ishte lojtari më i dalluar në dy fitoret e Kosovës U20 në miqësore ndaj Katarit U20, që u zhvilluan në fillim të muajit nëntor.

Edhe pse një grupmoshë e re, Kosova nën drejtimin e Bekim Isufit dëshmoi se mund të arrijnë shumë falë këtyre talentëve që po rritën në ligat tona, si dhe Evropë.

Qestaj, që ishte kapiten i Kosovës për këtë grupmoshë në një intervistë për Kampionetn, ka komentuar se si shkuan stërvitjet, fitoret si dhe synimet që i ka me klubin kroat Slaven Belupo.

Ai ka mbetur i befasuar me profesionalizmin e stafit të FFK-së, ndërsa është pritur për mrekulli nga të gjithë në grumbullimin e parë.

“Ishte një ndjenjë shumë e veçantë. Të përfaqësosh Kosovën për herë të parë është diçka që s’harrohet, dhe fakti që trajneri më besoi edhe shiritin e kapitenit e bëri akoma më të veçantë. Atmosfera në grup ishte fantastike, djemtë më pritën shumë mirë dhe u ndjeva menjëherë pjesë e ekipit”.

“Ishte një përvojë që do ta mbaj mend gjatë. Më la përshtypje profesionalizmi i stafit dhe përkushtimi i çdo lojtari. Ishte një javë ku mësova shumë dhe ndjeva krenari që isha aty”.

Qestaj e pranoi se asnjë nga lojtarët nuk e kishte menduar se do të funksiononin aq mirë si skuadër, megjithatë dëshira e madhe për ta dëshmuar vetën në fanellën e Kosovës bëri që të vjen ky sukses.

“Sinqerisht, e dinim që kishim cilësi, por ndoshta askush s’e priste që do të funksiononim kaq mirë që në ndeshjet e para. Të gjithë dhamë maksimumin dhe rezultati ishte shpërblimi më i mirë”.

“Po, u krijua shumë shpejt. Ndonëse vinin nga klube të ndryshme, të gjithë kishim një qëllim të përbashkët — ta përfaqësonim Kosovën sa më mirë. Kjo na bashkoi dhe na ndihmoi të jemi ekip i fortë në fushë”.

Ish futbollisti i Phoenix ndër të tjera shtoi se asnjëherë nuk do ta harrojë këtë emocion të veçantë të debutimit në fanellën dardane.

“Ka shumë lojtarë me potencial të madh dhe nëse vazhdojmë të punojmë fort, kjo gjeneratë mund të arrijë lart”.

“Një emocion i veçantë. Kur vesh atë fanellë, ndjen krenari dhe përgjegjësi në të njëjtën kohë. Ishte një moment që s’do ta harroj kurrë”, deklaroi ai për Kampionetn.

Qestaj vlerësohet si talent i madh nga shumë agjentë, kësisoj edhe bëri një kalim të madh nga skuadra kosovare Phoenix, direkt e tek klubi i famshëm kroat Slaven Belupo.

Qendërsulmuesi shtatgjatë deklaroi se fillimisht kishte pak vështirësi të përshtatet në klubin e ri, mirëpo me ndihmën e bashkëlojtarëve dhe stafit gjithçka iu bë më e lehtë.

“Në fillim ishte pak e vështirë sepse gjithçka ishte e re — niveli, ritmi, mënyra e stërvitjes — por tani ndihem shumë mirë. Shokët e ekipit dhe stafi më kanë ndihmuar shumë të përshtatem”.

I pyetur për dallimin mes Kosovës dhe Kroacisë, ai nënvizoi se futbolli kroat është më kërkues.

“Kam mësuar shumë, sidomos në aspektin taktik dhe fizik. Futbolli kroat është shumë kërkues, dhe kjo po më ndihmon të rritem si lojtar çdo ditë. Ndihem në formë të mirë dhe më i përgatitur për çdo sfidë që vjen”, përfundoi ai për Kampionetn.

Qestaj ka kontratë deri në vitin 2028 me Slaven Belupo, kurse ka zhvilluar edhe një paraqitje në Kupën e Kroacisë këtë edicion./Kampionet/

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments