Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaKombëtarjaKosova U21 merr fitore të madhe dhe bindëse si mysafir ndaj Qipros...

Kosova U21 merr fitore të madhe dhe bindëse si mysafir ndaj Qipros U21 – ëndrra për Kampionati Evropian vazhdon – Kampionet

 

Kosova U21 ka shënuar fitore të rëndësishme dhe bindëse si mysafir ndaj Qipros U21, duke triumfuar me rezultat 4-0 dhe duke dominuar takimin nga fillimi deri në fund.

Të besuarit e Afrim Tovërlanit kanë vazhduar formën e mirë, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21 2027.

Sulmuesi Elion Bujupi e hapi serinë e golave në minutën e 16-të, duke reaguar shpejt brenda zonës pas një topi të ulët dhe duke e shtyrë në rrjetë për 1-0.

Pak para mbylljes së pjesës së parë, Kosova fitoi një penallti, të cilën Leon Frokaj e shndërroi me qetësi në gol për 2-0. Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Edhe pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm. Në minutën e 61-të, ishte sërish Bujupi që shënoi golin e tij të dytë personal, duke e çuar rezultatin në 3-0 dhe duke i dhënë qetësi ekipit.

Në kohën shtesë, Lendrit Shala kompletoi fitoren me golin e katërt, duke vulosur triumfin 4-0.

Me këtë fitore, Kosova U21 mbetet fuqishëm në garë për kualifikim në Euro U21 2027, pasi ka 7 pikë dhe mban vendin e tretë në grup. /Kampionet/

Standings provided by Sofascore

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments