Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaSuperliga e KosovësKosova U20 fiton edhe përballjen e dytë ndaj Katarit U20 - Kampionet

Kosova U20 fiton edhe përballjen e dytë ndaj Katarit U20 – Kampionet

Kombëtarja e Kosovës U20 ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3:0 ndaj bashkëmoshatarëve të Katarit, edhe në ndeshjen e dytë miqësore, tani të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Djemtë e përzgjedhësit Bekim Isufi dhanë një paraqitje të shkëlqyer, duke dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund.

Hero i pjesës së parë ishte mbrojtësi i krahut Omer Bajraktari, i cili realizoi dy gola të shpejtë, duke e vendosur Kosovën në epërsi të sigurt.

Në pjesën e dytë, Kosova vazhdoi me lojë të disiplinuar dhe me presion të vazhdueshëm ndaj mysafirëve, ndërsa rezultatin përfundimtar 3:0 e vulosi Ermir Qetaj me golin e tij në minutën e 59-të.

Edhe ndeshjen e parë para disa ditësh e kishte fituar Kosova me rezultat 5-0.

Një fitore që konfirmon formën dhe potencialin premtues të gjeneratës së re të futbollit kosovar. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments