Thursday, November 27, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaSuperliga e KosovësKosova në prag të historisë: Dy ndeshje, dy variacione për ëndrrën e...

Kosova në prag të historisë: Dy ndeshje, dy variacione për ëndrrën e madhe e quajtur Kupa e Botës – Kampionet

Kombëtarja e Kosovës po hyn në fazën më emocionuese dhe vendimtare të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

“Dardanët” do të zhvillojnë dy ndeshjet e fundit të Grupit B, të cilat mund të përcaktojnë fatin e tyre historik – pjesëmarrjen për herë të parë në “Play-Off”, e ndoshta edhe në vetë Kupën e Botës.

Lajmi i mirë është se Kosova për dy përballjet, e ka ekipin e plotë, me lojtarët kryesorë që janë në formë optimale.

Së pari, Kosova do të udhëtojë këtë të shtunë në Slloveni, për t’u përballur me një kundërshtar që kërkon të shpëtojë nderin në grup. Katër ditë më vonë, më 14 nëntor, në “Fadil Vokrri”, ekipi ynë do të përballet me Zvicrën në një duel që mund të vendosë gjithçka.

Kosova – Suedia (2-0)

Në të njëjtin grup pritet të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera të rëndësishme: Zvicra do të përballet me Suedinë këtë fundjavë, ndërsa katër ditë më vonë Suedia do të luajë ndaj Sllovenisë.

Aktualisht, renditja është si vijon

Standings provided by Sofascore

Situata është e qartë: me një barazim ndaj Sllovenisë, Kosova do ta siguronte matematikisht pjesëmarrjen në Play-Off, një arritje historike që do ta vendoste për herë të parë në mesin e kombëtareve më të mira të Evropës që luftojnë për një biletë Botërori.

Megjithatë, ekziston edhe një skenar – “më ëndërrimtar”, kualifikimi direkt në Kupën e Botës 2026. Për ta bërë këtë realitet, Kosova duhet të fitojë ndaj Sllovenisë dhe të shpresojë që Zvicra të mos marrë tri pikë ndaj Suedisë.

Suedia – Kosova (0-1)

Një epilog i tillë do ta hapte plotësisht grupin, duke e kthyer ndeshjen e fundit në “Fadil Vokrri” në një finale të madhe për historinë e futbollit kosovar.

Përzgjedhësi Franco Foda, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Slloveninë, u shpreh i vendosur, por realist.

“Në fillim kam thënë se çdo gjë do të jetë e hapur deri në fund. Çdo gjë është e mundur. Fokusi ynë është te ndeshja me Slloveninë. Synojmë të fitojmë të paktën një pikë, që të sigurojmë pjesëmarrjen në Play-Off, dhe më pas do të shohim tutje”, deklaroi ai.

Nën drejtimin e Fodës, Kosova ka treguar rritje të dukshme në performancë, disiplinë dhe mentalitet garues. Fitoret ndaj Suedisë dhe barazimi ndaj Sllovenisë kanë rikthyer entuziazmin dhe besimin se kjo gjeneratë mund të bëjë diçka të madhe.

Franco Foda, përzgjedhës i Kosovës

Nëse “Dardanët” arrijnë të sigurojnë “Play-Off”-in, apo edhe më shumë, kjo do të jetë një tjetër kapitull i artë në historinë e sportit kosovar – dëshmi e punës së madhe që është bërë në futboll vitet e fundit dhe e shpirtit luftarak që kjo skuadër ka treguar në çdo ndeshje. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments