Friday, November 28, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareKlubi i Bundesligës detyrohet të paguajë El Ghazin pasi e përjashtuan për...

Klubi i Bundesligës detyrohet të paguajë El Ghazin pasi e përjashtuan për qëndrimin e tij pro-Palestinë – Kampionet

Mainz ka humbur betejën ligjore kundër ish-lojtarit Anwar El Ghazi, pasi gjykata vendosi se përjashtimi i anësorit holandez për postimet e tij pro-Palestinë në rrjetet sociale ishte i pavlefshëm.

Vendimi konfirmon një gjykim të mëparshëm të dhënë në verën e vitit 2024, duke detyruar klubin e Bundesligës të respektojë pagesën e plotë të pagës për periudhën që ai ishte pjesë e klubit.

Gjykata Shtetërore e Punës e Rheinland-Pfalz hodhi poshtë apelin e Mainz, duke konkluduar se e drejta e El Ghazit për lirinë e shprehjes kishte më shumë peshë sesa arsyetimi i klubit për ndërprerjen e kontratës

Fillimisht, Mainz i kishte dhënë 30-vjeçarit një paralajmërim pas postimit të parë, por vendosi ta shkarkojë menjëherë pas publikimit të një postimi të dytë.

Gjykata konstatoi se shkarkimi i menjëhershëm nuk ishte ligjërisht i justifikuar, duke theksuar se shprehja e një mendimi personal politik nuk përbën arsye të vlefshme për ndërprerje të menjëhershme të marrëdhënies së punës. Si rezultat, Mainz duhet t’i paguajë El Ghazi-t të gjithë pagën e rënë dakord në kontratë.

Postimi i El Ghazit për Palestinën

El Ghazi u përjashtua në fund të vitit 2023, pasi publikoi një mesazh në rrjetet sociale në mbështetje të Palestinës, menjëherë pas sulmeve terroriste të Hamasit ndaj Izraelit.

“Kjo nuk është një përplasje dhe as një luftë. Kjo është gjenocid dhe shkatërrim në masë, dhe ne po e shohim të ndodhë drejtpërdrejt. Nga lumi deri në det, Palestina do të jetë e lire”, shkroi anësori holandez në Instagram.

Mainz e pezulloi menjëherë, duke e quajtur postimin “të papranueshëm.” Kur El Ghazi qëndroi pas fjalëve të tij në një postim vijues, klubi vendosi të ndërpresë kontratën.

Ky vendim u mor pavarësisht se lojtari më vonë e fshiu postimin dhe kërkoi falje, duke thënë se i vinte keq për zgjedhjen e fjalëve dhe se ai qëndronte për “paqe dhe njerëzi”./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments