
Juventusi ka vendosur që prioriteti kryesor në afatin e ardhshme është përforcimi i mesfushës, një pjesë e fushës që trajneri Luciano Spalletti dhe drejtuesit e klubit e shohin thelbësore për suksesin e Bianconerëve.
Aktualisht, mesfushori më i mirë i Juventusit është Khephren Thuram, i cili tregon dinamizëm dhe përfshihet në çdo zonë të fushës kur është në formë. Manuel Locatelli ka pasur ulje-ngritje gjatë sezonit, ndërsa Teun Koopmeiners është rikthyer në një rol më mbrojtës me ardhjen e Spallettit.
Skuadrën e plotësojnë Weston McKennie, Fabio Miretti dhe talenti i ri Vasilije Adzic, por ata ende kanë nevojë për mbështetje dhe stabilitet.

Përveç cilësisë, Juventusi kërkon edhe sasi: mesfusha duhet të ketë më shumë lojtarë teknikë, me personalitet dhe me aftësi për të mbështetur lojën sulmuese dhe mbrojtëse të ekipit.
Kostot dhe Fair Play Financiar
Drejtori Damien Comolli ka theksuar kufizimet financiare: “Fair Play Financiar na kërkon kujdes. Çdo operacion në janar do të jetë i vështirë dhe do të monitorohet nga UEFA. Do të shqyrtojmë mundësi, por nuk do të ketë ndërhyrje të mëdha”, deklaroi ai.
Sidoqoftë, Juventusi planifikon ndërhyrje në afatin midis janarit dhe verës, duke vlerësuar gjithashtu çdo shitje të mundshme që mund të financojë transferimet.
Lista e objektivave për mesfushën
Sandro Tonali (Newcastle) – 2000, kontratë deri 30.06.2028, vlerë 70 milionë euro
Stanislav Lobotka (Napoli) – 1994, kontratë deri 30.06.2027, vlerë 30 milionë euro
Morten Hjulmand (Sporting Lisbon) – 1999, kontratë deri 30.06.2028, vlerë 60 milionë euro
Pierre-Emile Højbjerg (Marseille) – 1995, kontratë deri 30.06.2028, vlerë 20 milionë euro
Maxence Caqueret (Como) – 2000, kontratë deri 30.06.2029, vlerë 20 milionë euro
Adrián Bernabé (Parma) – 2001, kontratë deri 30.06.2027, vlerë 15 milionë euro
Sergej Milinkovic-Savic (Al-Hilal) – 1995, kontratë deri 30.06.2028, vlerë 15 milionë euro
Bernardo Silva (Manchester City) – 1994, kontratë deri 30.06.2026, 15 milionë euro në janar, transferim i lirë më 26 qershor 2026
Prioriteti, cilësi mbi gjithçka
Të gjithë drejtuesit – Comolli, Chiellini dhe Spalletti – janë të një mendimi: Juventusit i duhet më shumë cilësi në mesfushë për të konkurruar në Serie A dhe Ligën e Kampionëve. Ardhja e drejtorit të ri sportiv, e cila pritet deri në fund të nëntorit, do të japë shtysën vendimtare për nisjen e operacionit.

Mesfusha e Bianconerëve duket se do të jetë prioritet absolut, duke synuar lojtarë të cilësisë së lartë që mund të bëjnë diferencën në fushë dhe të përforcojnë vizionin e Spallettit për Juventusin. /Kampionet/


