Wednesday, November 26, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareIsh-ylli i Interit rrezikon pesë vite burgim për pastrim parash në një...

Ish-ylli i Interit rrezikon pesë vite burgim për pastrim parash në një çështje droge – Kampionet

Klubi belg Lokeren ka mbrojtur fuqishëm ish-mesfushorin e Belgjikës dhe Interit, Radja Nainggolan, pas raportimeve se ai mund të përballet me ndjekje penale për akuza të pastrimit të parave.

Kryetari Hans Van Duysen theksoi se Nainggolan është i pafajshëm derisa të provohet e kundërta, pasi çështja ende nuk ka kaluar në gjykatë.

Ai gjithashtu shprehu zhgënjim për vëmendjen negative që ka tërhequr situata, për shkak të karrierës së njohur dhe të dekoruar të Nainggolanit.

Nainggolan u arrestua në janar si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm nga zyra e prokurorit publik të Brukselit për operacione të trafikut të drogës nga Amerika e Jugut drejt Europës.

Ai kaloi një natë në burg dhe autoritetet i sekuestruan makinën, pasi u mbajt si i dyshuar për pjesëmarrje në një grup kriminal.

Radja Nainggolan

Arrestimi ndodhi pas 30 kontrolleve të kryera nga policia e Brukselit të hënën në mëngjes në zona të ndryshme të Brukselit dhe Antverpit.

Ky incident shënon një tjetër kapitull kontrovers në karrierën e trazuar të Nainggolanit, e cila është njollosur nga probleme disiplinore.

Në vitin 2018, gjatë kohës që luante për Romën, ai u përjashtua dhe u gjobit pasi publikoi një video në rrjetet sociale ku dukej i dehur.

Në vitin 2022, gjatë periudhës së tij te Royal Antëerp, ai u pezullua pasi u pa duke tymosur një cigare elektronike në stol, veprim që klubi e cilësoi si shembull të keq për lojtarët e rinj.

Pavarësisht polemikës së fundit, klubi aktual i Nainggolanit, Lokeren, ka dalë publikisht në mbrojtje të tij./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments