Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareInteri djersitet fort ndaj Kairat Almatyt për fitoren e katërt në Ligën...

Interi djersitet fort ndaj Kairat Almatyt për fitoren e katërt në Ligën e Kampionëve – Kampionet

Inter ka arritur një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Kairat Almaty me rezultat 2-1.

Skuadra e trajnerit Cristian Chivu e nisi ndeshjen më mirë dhe kaloi në epërsi në minutën e 45-të, kur Lautaro Martinez shënoi me një goditje të saktë pas një topi të kthyer nga mbrojtja, duke i dhënë Interit avantazhin 1-0 para pushimit.

Në pjesën e parë pati edhe një moment polemik, kur gjyqtari fillimisht akordoi penallti për Interin pas një ndërhyrjeje të Ofri Arad, por pas rishikimit me VAR, vendimi u anulua në minutën e 21-të.

Pjesa e dytë nisi me ndryshime për të dy skuadrat dhe Kairat arriti të barazojë në minutën e 55-të, kur pikërisht Ofri Arad u shlye për gabimin e mëparshëm duke shënuar me kokë pas një goditjeje nga këndi për 1-1.

Reagimi i Interit ishte i menjëhershëm. Në minutën e 67-të, Carlos Augusto realizoi një supergol me goditje të parë nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të djathtë dhe duke vulosur fitoren 2-1.

Në fund, Inter e administroi me qetësi rezultatin dhe mori një fitore të merituar, ndërsa Kairat tregoi karakter, por nuk arriti të befasojë në “San Siro”.

Me këtë fitore Interi ngjitet në pozitën e tretë në renditjen tabelare dhe ka 12 pikë të grumbulluara./Kampionet/

Standings provided by Sofascore
RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments