Sunday, November 30, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareInteligjenca Artificiale zgjedh se kush duhet të jetë zëvendësues i Pedrit tek...

Inteligjenca Artificiale zgjedh se kush duhet të jetë zëvendësues i Pedrit tek Spanja pas lëndimit – Kampionet

Një sistem i Inteligjencës Artificiale, i zhvilluar nga Olocip ka identifikuar Edu Expositon si zëvendësimin më të mirë të mundshëm për Pedrin në kombëtaren e Spanjës.

Mesfushori i Espanyol kryeson renditjen e AI me një vlerë prej 3.86, pak përpara Martín Zubimendi të Arsenalit (3.80), i cili tashmë është ftuar nga Luis de la Fuente.

Vlerësimi bazohet në cilësinë e veprimeve të një lojtari — pra, në ndikimin që ata kanë në shënimin ose parandalimin e golave dhe jo në sasinë e tyre.

Edu Exposito

Ndër opsionet më të vlerësuara nga AI, tre janë tashmë pjesë e skuadrës: Pablo Fornals (Betis), Alex Baena dhe Pablo Barrios (Atletico Madrid).

Megjithatë, lojtarë si Brais Méndez (Real Sociedad) dhe Santi Comesana (Villarreal) gjithashtu u vlerësuan lart, por nuk u përzgjodhën.

Pavarësisht se është lënë jashtë nga Luis de la Fuente, Olocip e rendit Expositon si lojtarin e nëntë më të vlefshëm në La Liga këtë sezon, përpara Vinicius Junior, me vetëm Kylian Mbappe të Real Madrid që ka gjeneruar më shumë vlerë./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments