Sunday, November 30, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareIago Aspas feston me supergol rekordin e tij historik te Celta Vigo,...

Iago Aspas feston me supergol rekordin e tij historik te Celta Vigo, bashkia pritet t’i ndërtojë një statujë

Iago Aspas e ka shkruar emrin e tij me shkronja të arta në historinë e Celta Vigos. Kapiteni, i cili të enjten mbrëma kundër Nice në Ligën e Evropës, u bë lojtari me më shumë ndeshje të klubit me 534 paraqitje, festoi në mënyrën më të mirë që di: duke shënuar.

Spanjolli hapi rezultatin që në fillim të ndeshjes. Dy minuta pas fillimit të ndeshjes, ai shënoi një gol mahnitës që i ngriti në këmbë tifozët e Balaidos.

Ai mori një top nga një largim i mirë i mbrojtjes jashtë zone, e kontrolloi atë dhe lëshoi një ‘raketë’ që fluturoi drejt portës së portierit të Nice. Një goditje fantastike që u shndërrua në një gol të shkëlqyer.

As trajneri i tij, Claudio Giraldez, i cili u kap nga kamerat e nuk mundi ta fshihte emocionin e tij.

Trajneri nuk mund ta besonte goditjen që kapiteni sapo kishte bërë, duke festuar golin e tij të 237-të si lojtar i Vigos.

@abbashb11

🚨🇪🇺 | GOAL: IAGO ASPAS OPENS THE SCORING FOR CELTA DE VIGO! WHAT A GOAL! Celta de Vigo 1-0 Nice. #celtavigo #nice#france#spain#europaleague

Një statujë për të

Aspas, me 534 ndeshjet e tij, tejkaloi një tjetër legjendë të Celtas, Manuel Rodriguez Alfonso, i njohur si Manolo, i cili luajti për ekipin midis viteve 1966 dhe 1982.

Një rekord që, sipas kryetarit të bashkisë së Vigos, Abel Caballero, do të njihet në formën e një statuje.

Kryetari i bashkisë shpjegoi se do të flasë me Iagon në mënyrë që kapiteni i Celtas të zgjedhë skulptorin për të krijuar veprën. /Kampionet/


RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments