Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareHuijsen flet për përplasjen e Carvajalit me Yamalin - Kampionet

Huijsen flet për përplasjen e Carvajalit me Yamalin – Kampionet

Lojtari i ri i Real Madridit dhe Spanjës, Dean Huijsen, ka folur hapur rreth dinamikës konkurruese me Lamine Yamal të Barcelonës dhe Dani Carvajal të Real Madridit.

Fjalosja dhe konflikti verbal mes Yamal dhe Carvajal pas El Clasicos së fituar 2-1 nga Real Madridi ndaj Barcelonës ka bërë që të diskutohet shumë për raportet mes futbollistëve te Kombëtarja e Spanjës.

Megjithatë, sipas mbrojtësit të Real Madridit, Huijsen, ky konflikt nuk ndikon aspak te ekipi kombëtar pasi aty janë bashkëlojtarë dhe kur luajnë me skuadra është normale të ketë rivalitet.

“Lamine Yamal dhe Dani Carvajal? Në fushë duam të vrasim njëri-tjetrin, por jashtë ka një atmosferë shumë të mirë. Duhet të jetë kështu”, ka thënë fillimisht Huijsen.

Huijsen theksoi ekuilibrin midis konkurrencës së ashpër në fushë dhe shoqërisë jashtë saj.

“Ne vijmë këtu si shokë skuadre, por kur luajmë në klube, jemi rivalë. Është normale”, përfundoi mbrojtësi spanjoll.

Ky informacion vjen përpara ndeshjeve kryesore ndërkombëtare, ku Spanja do të kërkojë të kualifikohet për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments