Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareGuardiola për lëndimet: Lutem që të kem një skuadër të kompletuar këtë...

Guardiola për lëndimet: Lutem që të kem një skuadër të kompletuar këtë sezon – Kampionet

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, shpreson që skuadra të mos ketë lëndime këtë sezon, pasi sipas tij ka vuajtur shumë deri tani.

Guardiola ka folur gjerë e gjatë për ekipin e tij rreth këtij edicioni, duke thënë se ndihet i kënaqur me skuadrën, por shpreson që mos ta kapin lëndimet e theksuara si në sezonin e kaluar.

“Do të thosha se sezoni nuk ka qenë i keq. Nuk ka qenë perfekt. Por kisha ndjesinë se do të jetë një sezon i mirë. E kisha ndjesinë, që nga fillimi, për shumë arsye”, ka thënë fillimisht Guardiola për Sky Sports.

“Në fund të fundit, kur ke një ekip, duhet të jesh i kujdesshëm, sepse ata po bëjnë një garë të jashtëzakonshme dhe shumë të rëndësishme, si Arsenali. Shënojnë gola, dhe janë shumë, shumë, shumë të fortë, dhe mund të menaxhojnë skenarë të ndryshëm, por janë të fortë dhe efektivë”.

“Ne duam të fillojmë të përmirësohemi, duke qenë afër atje, sepse sezoni nga përvoja ime është shumë, shumë i gjatë dhe shumë gjëra mund të ndodhin, kështu që duhet të përpiqesh të jesh atje”.

Guardiola gjithashtu sugjeroi që skuadra e tij nuk ishte në gjendje të luftonte drejt fazave të fundit të sezonit të kaluar, për shkak të lëndimeve.

“Ajo për të cilën lutem këtë sezon është që ta kem skuadrën e plotë. Pra, në fund, kur e kishim skuadrën e kompletuar, pak a shumë, ishim skuadra më e mirë në 20, 15, 10 ndeshjet e fundit. Ishim skuadra më e mirë për sa i përket rezultateve në Premier League”.

“Problemi është të kesh një periudhë si kjo sezonin e kaluar, si p.sh., nuk ishim në gjendje të fitonim një ndeshje në 9/10 ndeshje. Pra, kur kjo ndodh, në Ligën Premier, nuk mund ta fitosh Ligën Premier”.

“Do të thosha për 10 vjet, të kesh vetëm dy ose 3 muaj, kjo nuk është mirë, mund të ndodhë. Pra, nuk është një katastrofë e madhe, e madhe. Por në përgjithësi, jam i kënaqur me shumë gjëra këtë sezon, madje, dhe këtë sezon jam i lumtur”, përfundoi trajneri i Cityt. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments