Wednesday, November 26, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareGoditje e rëndë për Liverpoolin, ylli i skuadrës do të mungojë për...

Goditje e rëndë për Liverpoolin, ylli i skuadrës do të mungojë për gjashtë javë – Kampionet

Liverpool është përballur me një tjetër lajm shqetësues, pasi është raportuar se Jeremie Frimpong do të qëndrojë jashtë fushave për gjashtë javë pas një dëmtimi në muskul (hamstring) që pësoi kundër Eintracht Frankfurt në Ligën e Kampionëve.

Përforcimi veror i ‘Të Kuqve’ tashmë ka kaluar një periudhë jashtë loje për shkak dëmtimi dhe si pasojë ka nisur vetëm një ndeshje në Ligën Premier, ndërsa lëndimi i fundit do ta mbajë jashtë për një të ardhme të afërt.

Ky lajm vjen si goditja më e fundit në një tetor sfidues për Liverpoolin, i cili ka rënë nga vendi i parë në të shtatin në tabelën e Ligës Premier dhe u eliminua nga Carabao Cup nga Crystal Palace të mërkurën në mbrëmje.

Trajneri Arne Slot u kritikua për zgjedhjen e një formacioni me përvojë të kufizuar, por ai e justifikoi këtë me problemet e shumta me dëmtimet, siç është rasti i bashkëkombësit të tij holandez, Frimpong.

Jeremie Frimpong

TalkSPORT raportoi se problemi i fundit i 24-vjeçarit me muskujt e pasmë do ta mbajë jashtë fushës për gjashtë javë, duke sugjeruar se një rikthim në dhjetor, në kulmin e periudhës festive, mund të jetë shpresa e tij më e mirë.

Me një listë ndeshjesh vendimtare në horizont, përfshirë përballjet me Aston Villën, Real Madridin dhe Manchester Cityn, skuadra e Slot pritet të vihet nën presion të madh, ndërsa situata e holandezit mund të përkeqësohet.

Në mungesë të Frimpongut dhe herë pas here edhe të Conor Bradley për shkak dëmtimesh, Liverpooli ka përdorur një sërë opsionesh në krahun e djathtë të mbrojtjes këtë sezon.

Dominik Szoboszlai ka luajtur në atë pozicion në disa raste, shpesh për të ruajtur vendin e tij në formacionin titullar, ndërsa Joe Gomez, Curtis Jones dhe Ëataru Endo janë përdorur gjithashtu në atë rol kur është dashur./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments