Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareGjiganti turk në probleme të mëdha financiare, borxhi arrin gati 600 milionë...

Gjiganti turk në probleme të mëdha financiare, borxhi arrin gati 600 milionë euro

Klubi sportiv Fenerbahçe nga Stambolli po përballet me probleme serioze financiare, duke marrë parasysh se borxhi total i të gjitha seksioneve arrin në 588 milionë euro.

Lajmi u bë i ditur nga gazetari sportiv turk, Yagiz Sabuncuoglu.

Kur kjo shumë konvertohet në monedhën vendase, borxhi i Fenerbahçes arrin në 28.7 miliardë lira turke. Është borxhi total i të gjithë klubit sportiv, i cili përfshin të gjitha seksionet, objektet sportive dhe operacionet e biznesit të klubit.

Ju kujtojmë se Fenerbahçe fitoi titullin e Euroligës sezonin e kaluar, pasi mposhti AS Monacon në finalen e Final Four me rezultatin 81:70.

Sa i përket klubit të futbollit, Fenerbahçe ishte nënkampion i Turqisë sezonin e kaluar. Pasi dështoi të kualifikohej për Ligën e Kampionëve, klubi ndërpreu bashkëpunimin me Jose Mourinhon dhe punësoi Domenico Tedescan si kreun e stafit të trajnerëve.

Aktualisht, skuadra e futbollit është në vendin e tretë në Superligën e Turqisë me 19 pikë nga nëntë ndeshje, ndërsa në Ligën e Evropës kanë gjashtë pikë pas tre raundeve. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments