Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareGjiganti francez hap bisedimet zyrtare për huazimin e Endrick nga Real Madridi...

Gjiganti francez hap bisedimet zyrtare për huazimin e Endrick nga Real Madridi – Kampionet

Lyoni ka hapur bisedimet me Real Madrid për të nënshkruar me sulmuesin brazilian, Endrick në formë huazimi, sipas Fabrizio Romano.

19-vjeçari po përballet me mungesë minutash në kryeqytetin spanjoll. Këtë sezon, ai ende nuk ka regjistruar asnjë paraqitje në La Liga për skuadrën e Xabi Alonsos, për shkak të formës së shkëlqyer të Kylian Mbappe.

Raportohet se Endrick është i hapur të largohet përkohësisht nga Real Madrid në formë huazimi, në mënyrë që të ketë më shumë mundësi për t’u përfshirë në skuadrën e Brazilit të drejtuar nga Carlo Ancelotti për Kupën e Botës 2026.

Olympique Marseille kanë shprehur interes për shërbimet e sulmuesit brazilian, por duket se rivalët e tyre të përjetshëm në Ligue 1 kanë ndërmarrë hapin konkret.

Endrick

Bisedimet janë duke u zhvilluar mes Real Madrid dhe Lyon. Ekipi i Paulo Fonsecas është në kërkim të një sulmuesi qendror, pasi këtë verë nënshkroi vetëm me Martin Satriano në formë huazimi, ndërkohë që u ndanë me Alexandre Lacazette dhe George Mikautadze.

Lëndimi i rëndë në kyçin e këmbës i Malick Fofana ka reduktuar edhe më tej opsionet e Fonsecas në sulm.

Lyon raportohet se i ka paraqitur planin e tyre Endrickut, i cili është i hapur për vazhdimin e bisedimeve me klubin francez.

Pjesëmarrja e Lyon në Ligën e Evropës mund të jetë një faktor tërheqës për sulmuesin brazilian që kërkon minuta loje.

Romano shton se Endrick ka hapur derën për një transferim të përkohshëm në Lyon gjatë muajit janar, të cilin e konsideron “një zgjidhje ideale” për të./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments