Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareGabon Real Madridi, lëshon pikë te Rayo Vallecano - Kampionet

Gabon Real Madridi, lëshon pikë te Rayo Vallecano – Kampionet

Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një pikë në udhëtim te Rayo Vallecano, në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga.

“Los Blancos” pavarësisht që dominuan assesi s’arritën ta thyenin mbrojtjen e Vallecanos, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 0-0.

Vinicius Jr kishte rastin e parë të rrezikshëm në ndeshje por që braziliani dështoi ta finalizojë nga afërsia.

Pas tij, tentim kishte edhe mbrojtësi Raul Asencio me kokë megjithatë edhe goditja e spanjollit përfundoi jashtë portës.

Vallecano u mbrojt në periudhën më të madhe të kohës ndërsa rrezikoi me disa kundërsulme përmes De Frutos dhe Garcia por gjithashtu nuk ishin efektive.

Kësisoj, Real Madridi shijon barazimin e parë të këtij sezoni në La Liga, duke pasur 31 pikë, kurse Vallecano zë pozitën e 12-të me 15 sosh./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments