
Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda e ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Amir Rrahmani do të luajë titullar ndaj Sllovenisë, ndërsa nuk e tha të njëjtën për Edon Zhegrovën.
Rrahmani nuk ka qenë fare pjesë e “Dardanëve” në muajin tetor shkaku që ishte i lënduar, ndërsa Zhegrova zhvilloi shumë pak minuta.
Në konferencë për shtyp, Foda konfirmoi se Rrahmani do të jetë gati pasi edhe ka luajtur tre ndeshje me Napolin para se t’i bashkohej ekipit kombëtar.
“Po, Amiri tashmë i ka zhvilluar tre ndeshje të plota me Napolin. Është pak i ngarkuar, por pritet të jetë gati nesër”.
Kurse, sa i përket yllit të Juventusit, Foda shtoi:
“Zhegrova? Do të shohim nesër. Në ndeshjen e fundit zhvilloi 30 minuta, ka qenë në formë, të shohim se çfarë do të ndodhë. Në bazë të nevojave të kombëtares, do të marrim vendimin”.
Kujtojmë, përballja mes Sllovenisë dhe Kosovës do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45.
Kampionet me ekipin e pranishëm në Lublanë, me dyshen Romak Zeqiri dhe Bardh Maxhuni do të ju mbajë të informuar për çdo gjë rreth Kosovës. Udhëtimi i ekipi tonë është mundësuar nga ELBAU./Kampionet/


