Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaSuperliga e KosovësFlorentina Kallaba bën histori, do të gjykojë në Kampionatin Botëror të Futsallit...

Florentina Kallaba bën histori, do të gjykojë në Kampionatin Botëror të Futsallit për Femra – Kampionet

Komisioni i Futsallit në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës njofton me krenari se gjyqtarja kosovare Florentina Kallaba ka arritur në Manila të Filipineve, ku do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Futsallit për Femra, që nis më 21 nëntor 2025.

Pas mbërritjes, Kallaba ka përfunduar me sukses testet zyrtare fizike dhe teorike, duke konfirmuar gatishmërinë për të gjykuar në nivelin më të lartë të futsallit botëror.

Ky është një moment historik për gjyqtarët e futsallit në Kosovë, pasi Florentina Kallaba bëhet gjyqtarja e parë nga vendi ynë që merr pjesë në një Kampionat Botëror të Futsallit.

Komisioni i Futsallit në FFK e vlerëson këtë arritje si dëshmi të profesionalizmit, përkushtimit dhe ngritjes së vazhdueshme të gjyqtarëve kosovarë, të cilët po përfaqësojnë denjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Kallaba me shumë suksese në vitet e fundit ka drejtuar ndeshjet kryesore të Superligës së Kosovës, por edhe ato ndërkombëtare. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments