Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaSuperliga e KosovësFitojnë skuadrat favorite - Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë pas...

Fitojnë skuadrat favorite – Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë pas xhiros së 14-të

Ka përfunduar xhiro e 14-të në Ligën e Parë të Kosovës, xhiro që i ka takuar kryesisht skuadrave favorite për inkuadrim në Superligë.

Lideri aktual Vushtrria ka arritur fitore të madhe ndaj Prizrenit në udhëtim me rezultat 0-1.

Me të njëjtin rezultat 1-0 ka fituar edhe Vëllaznimi para adhureusve të vet duke e mposhtur Tefik Çangën, derisa me 0-1 ka fituar edhe Feronikeli ’74 në udhëtim te Istogu.

Trepça ’89 ka qenë e pamëshirshme për 2 Korrikun duke e mposhtur 5-1, ndërsa Liria ka triumfuar në derbin e rrafshit të Dukagjinit 1-3 te Besa e Pejës.

Dinamo ka mposhtur Suharekën me rezultat 0-1, ndërsa sfida mes Ramiz Sadikut dhe Vjosës i ka takuar kryeqytetasve 1-0.

Vushtrria vazhdon të jetë në krye të tabelës pas 14 xhirove me 31 pikë, të ndjekur nga Vëllaznimi dhe Dinamo me nga 28 sosh.

Në pozitën e katërt është Trepça ’89 me 27 pikë, Feronikeli ka 26 pikë me një ndeshje më pak mdërsa Liria dhe Ramiz Sadiku kanë nga 24. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments