Sunday, November 30, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareFisnik Asllani dhe Albian Hajdari shkëlqejnë në fitoren e Hoffenheimit ndaj Heidenheimit

Fisnik Asllani dhe Albian Hajdari shkëlqejnë në fitoren e Hoffenheimit ndaj Heidenheimit

Hoffenheimi ka shënuar sot (e shtunë) fitore me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Heidenheimit në kuadër të javës së tetë në Bundesliga.

Një ndër autorët e golave për Hoffenheimin në këtë fitore ishte edhe sulmuesi kosovar Fisnik Asllani.

Asllani realizoi një gol spektakolar në minutën e 18-të për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 ekipit të tij.

Nga minuta e parë në këtë ndeshje gjithashtu u aktivizuan edhe Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu.

Asllani dhe Hajdari ishin në mesin e meritorëve për këtë fitore të arritur dhe për këtë arsye ata janë vlerësuar me nota të larta nga SofaScore.

Sulmuesi dardan mori vlerësimin prej 8.7 për golin e shënuar ndërsa Hajdari për paraqitjen e tij bravuroze në fazën e mbrojtjes u vlerësua me 7.3.

Kjo fitore e ngjiti Hoffenheimin në vendin e shtatë në tabelë, ndërsa javën e ardhshme ata do të luajnë ndaj Wolfsburgut në udhëtim./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments