Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaSuperliga e KosovësEkipi i Kosovës niset drejt Lubjanës për ndeshjen me Slloveninë - Kampionet

Ekipi i Kosovës niset drejt Lubjanës për ndeshjen me Slloveninë – Kampionet

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës është nisur pak më parë drejt Lubjanës, aty ku do ta luajë ndeshjen e ardhshme kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Sllovenisë.

Kosova do të luajë nesër (e shtunë) në udhëtim te Sllovenia në ndeshjen e parafundit të Grupin B, të vlefshme për kualifikuesen e Kupës së Botës 2026, takim që është paraparë të zhvillohet në në “Stozice Stadium” me fillim nga ora 20:45.

Pasi kanë përfunduar stërvitjen gjatë ditës së sotme (e premte), ekspedita e Kosovës është nisur rreth orës 15:00 drejt Lubjanës.

“Me këmbë të mbarë nisemi drejt Sllovenisë”, shkruante në postimin e parë të faqes zyrtare të FFK-së, ku ishte bashkangjitur një video.

Megjithatë, disa minuta më vonë, faqja e FFK-së ka postuar edhe disa fotografi të lojtarëve teksa ka shtuar edhe një shkrim.

“Dardanët marrin rrugën drejt Sllovenisë, gati për të luftuar me zemër e krenari! Besojmë deri në fund!”, shkruante në postim. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments